Për herë të parë në histori, Spanja do të udhëtojë në Kupën e Botës pa asnjë futbollist të Real Madridit në përbërjen e saj.

Trajneri Luis de la Fuente publikoi të hënën listën e Spanjës me 26 lojtarë, por asnjë prej emrave nga Real Madridi nuk u përfshi.

Skuadra e “La Rojas” është pothuajse një e treta e përbërë nga lojtarë të Barcelonës, ndërsa mungesa e futbollistëve të Real Madridit ishte e plotë, megjithëse disa kandidatë potencialë ishin në dispozicion.

Dani Ceballos, Raul Asencio dhe Dani Carvajal kishin bërë vetëm një paraqitje gjatë 18 muajve të fundit me kombëtaren, ndërsa Fran Garcia dhe Thiago Pitarch nuk u morën fare në konsideratë.

Lojtari më afër përfshirjes ishte Gonzalo Garcia, i cili bën pjesë në “grupin mbështetës” prej nëntë futbollistësh që do të nisin grumbullimin me “La Roja” para ndeshjes miqësore të fundit kundër Perusë në Meksikë.

Një nga mungesat më të theksuara ishte pa dyshim Dean Huijsen. Kjo situatë, me mungesën e lojtarëve të Real Madridit dhe lënien jashtë të emrave të caktuar, nuk është pritur mirë nga një yll i klubit madrilen. Një futbollist 21-vjeçar i “Los Blancos” postoi në “Instagram Story” një foto të “Sofascore Team of the Season”, ku shfaqeshin edhe Pau Cubarsi dhe Eric Garcia, duke lënë të kuptohet pakënaqësi me zgjedhjet e bëra.

Fillimisht dukej se Huijsen kishte mundësi reale për t’u përfshirë, pasi kishte bërë shtatë paraqitje me kombëtaren në 18 muajt e fundit, por forma e mirë e Marc Pubillit dhe Eric Garcias u dha atyre përparësi.

Në listë u përfshinë edhe qendërmbrojtësit Aymeric Laporte dhe Pau Cubarsi, ndërsa disa emra të tjerë, si Robin Le Normand dhe Dani Vivian, mbetën jashtë.

De la Fuente shpjegoi se pjesa më e madhe e skuadrës ishte vendosur prej muajsh dhe se ndryshimet në mbrojtje ishin rrjedhojë e performancës dhe formës së lojtarëve gjatë sezonit.