**De la Fuente mbron vendimin për listën e Spanjës: Nuk shoh klube, por aftësi!**
Kombëtarja e Spanjës publikoi sot listën e futbollistëve të grumbulluar për Botërorin 2026, por ajo shkaktoi menjëherë polemika. Arsyeja ishte mospërfshirja e asnjë lojtari nga skuadra e Real Madridit.
Lidhur me këtë situatë, trajneri De la Fuente reagoi duke mbrojtur me forcë vendimin e tij.
«Unë nuk shoh klubin nga i cili vjen një lojtar. Ajo që vlerësoj është vetëm aftësia e tyre për të luajtur me ne. Nuk më intereson nëse vijnë nga një ekip apo tjetër. Nuk kam atë mentalitet lokalist që mund të ketë një tifoz», deklaroi De la Fuente.
Në Botërorin 2026, Spanja do të jetë pjesë e Grupit H, së bashku me Kapo Verden, Arabinë Saudite dhe Uruguajin.
/IndeksOnline/
