Bernardo Silva i ka bërë një pyetje trajnerit Pep Guardiola, për të cilën shumë kishin dëshiruar një përgjigje të sinqertë. Megjithatë, Guardiola nuk dha asnjë shpjegim.
Gjatë ceremonisë lamtumirëse të trajnerit spanjoll nga Manchester City, mesfushori portugez i është drejtuar Guardiolës në lidhje me një video të famshme, duke e pyetur: “Me kë po flisje këtu?!”
Pep Guardiola, me një buzëqeshje, u shpreh se nuk kishte përgjigje, duke e lënë këtë situatë ende si një enigmë.
Vlen të theksohet se si Bernardo Silva, ashtu edhe Pep Guardiola, pritet të largohen nga Manchester City në fund të këtij sezoni.
