Valon Syla mbi marrëveshjen PDK-Limaj: “Shuhen armiqësitë e vjetra, domosdoshmëri pajtimi e bashkimi”
Analisti Valon Syla, duke komentuar mbështetjen që mori sot Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nga Fatmir Limaj, theksoi se “armiqësitë e vjetra janë shuar”.
Sipas Sylës, ky zhvillim dëshmon një nevojë edhe më të madhe për pajtim dhe bashkim në skenën politike. Ai vuri në dukje se rrethanat aktuale kërkojnë bashkëpunim dhe tejkalim të ndasive historike.
