**Deputetë të Kongresit Amerikan Takohen me Kryeministrin Kurti**

Dy deputetë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Keith Self dhe Suhas Subramanyam, do të takohen sot me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, takimi do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, duke nisur nga ora 11:50.

Gjithashtu, theksohet se delegacioni do të zhvillojë takime me përfaqësues të institucioneve qendrore të Kosovës, si dhe me autoritetet amerikane dhe ndërkombëtare të sigurisë. Janë parashikuar takime edhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave.