Tiranë: 34-vjeçari plagoset me armë zjarri, jashtë rrezikut për jetën

Një 34-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Tiranë, pak para mesnatës së të mërkurës. Viktima, i identifikuar me inicialet J.H., u paraqit në spital me plagë në këmbë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia bëri me dije se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu”. Sipas të dhënave paraprake, shkak i plagosjes ka qenë një konflikt i menjëhershëm, i lindur për motive të dobëta.

Në njoftimin zyrtar, forcat e rendit theksuan se grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të përfshirë.