**Kurban Bajrami: Haxhiu thekson rëndësinë e sakrificës dhe solidaritetit**

Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar Myftiun e Kosovës, Naim Tërnava, në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Gjatë vizitës, Haxhiu përcjelli urimet e saj për besimtarët myslimanë dhe theksoi rëndësinë e vlerave që përcjell kjo festë. Ajo shprehu nderin që ishte e pranishme në BIK dhe uroi Myftiun Tërnava, bashkëpunëtorët e tij, si dhe të gjithë besimtarët myslimanë dhe shqiptarët kudo që janë, brenda dhe jashtë Kosovës, me rastin e Kurban Bajramit.

Haxhiu theksoi se Kurban Bajrami, si festë e shenjtë e besimit islam, na kujton vlerat e sakrificës, solidaritetit, mirësisë, respektit dhe përkushtimit për vendin. “Këto janë vlera thelbësore që duhet t’i ruajmë dhe të na bashkojnë si institucione, qytetarë dhe shoqëri,” përfundoi Haxhiu.