Një person ka mbetur i vdekur pas të shtënave me armë zjarri në lagjën Bregu i Diellit në Prishtinë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana ka thënë se kanë nisur hetimet lidhur me rrethanat e këtij rasti.
“Rreth orës 20:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e një personi (mashkull). Policia në koordinim me prokurorinë ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Pllana.
