Xhemal Abdiu: Qytetarët e Maqedonisë shpenzojnë 3 miliardë euro në vit në bixhoz

Xhemal Abdiu, kryetar i Lëvizjes Antibixhoz, gjatë emisionit Impakt, ka prezantuar të dhëna alarmante lidhur me shkallën e përfshirjes së qytetarëve në lojërat e fatit. Ai theksoi se numri i personave që luajnë bixhoz është rritur ndjeshëm, veçanërisht pas shtimit të numrit të kazinove dhe bastoreve në vend.

Abdiu shtoi se po aq shqetësuese është shuma e madhe e parave që shpenzohet për këtë qëllim. Sipas tij, nëse më parë shpenzoheshin rreth 500 milionë euro, tani shifra vjetore ka arritur në rreth 3 miliardë euro. “Kjo shumë, 3 miliardë euro, nxirret direkt nga xhepat e qytetarëve,” theksoi Abdiu.

Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për vendndodhjen e pikat të lojërave të fatit shumë pranë institucioneve arsimore. Abdiu përfundoi duke theksuar se miratimi i ligjeve pa zbatim efektiv është një dështim.