**Irani i cilëson kërcënimet e Trumpit ndaj Omanit “të rrezikshme” dhe “arrogante”**
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, i ka cilësuar kërcënimet e presidentit amerikan Donald Trump ndaj Omanit si “të rrezikshme” dhe “arrogante”.
Baghaei u shpreh se: “Kërcënimi për të ‘shkatërruar’ një shtet anëtar të Kombeve të Bashkuara, i cili ka luajtur gjithmonë një rol konstruktiv, efektiv dhe të përgjegjshëm për paqen dhe sigurinë rajonale, dhe që prej shumë vitesh ka ndërmarrë përpjekje të vullnetit të mirë në shërbim të paqes dhe stabilitetit rajonal si ndërmjetës në proceset diplomatike, jo vetëm që përbën shkelje të parimit themelor të ndalimit të kërcënimit me përdorimin e forcës, por është gjithashtu një shenjë tjetër e rrezikshme e normalizimit të paligjshmërisë dhe arrogancës në marrëdhëniet ndërkombëtare.”
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi dje se do ta “shkatërronte” Omanin, nëse ky i fundit do të hynte në një marrëveshje me Iranin për menaxhimin e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.
