**Presidentja në detyrë Haxhiu pret drejtuesit e Këshillit Konsultativ për Komunitete**
Presidentja në detyrë e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim Kryesuesin dhe Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit Konsultativ për Komunitete.
Gjatë takimit, u theksua roli i rëndësishëm i Këshillit si një mekanizëm kyç komunikimi ndërmjet komuniteteve dhe institucioneve të Republikës. Gjithashtu, u diskutua për nevojën që shqetësimet, propozimet dhe prioritetet e komuniteteve të trajtohen me vëmendjen e duhur institucionale.
Presidentja Haxhiu theksoi se barazia merr kuptim të plotë kur qytetarët kanë qasje në institucione, shërbime dhe procese vendimmarrjeje. Ajo rikonfirmoi përkushtimin e Presidencës për bashkëpunim të vazhdueshëm me Këshillin, me qëllim avancimin e të drejtave, përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së të gjitha komuniteteve në jetën publike të Kosovës.
