Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, viziton Prishtinën më 3 qershor, ku do të zhvillojë takime me ushtruesen e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, kryeministrin në largim, Albin Kurti, si dhe me krerët e partive opozitare.

Këshilli Evropian konfirmoi vizitën, duke theksuar se ajo vjen në prag të Samitit BE-Ballkan Perëndimor, i cili do të mbahet më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi.

Gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, Costa do të zhvillojë bisedime me zyrtarët e lartë, ndërsa pritet të takohet edhe me përfaqësues të tjerë të spektrit politik.

Presidenti i Këshillit Evropian parashikohet të zhvillojë vizita edhe në kryeqendrat e tjera të rajonit.