Uran Ismaili uron Kadri Veselin për ditëlindje: Shpresoj që vera ta kthejë pranë familjes dhe Kosovës

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka uruar Kadri Veselin me rastin e ditëlindjes, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

Ismaili shkruajti se, pavarësisht se Veseli nuk është “njeri i formaliteteve”, ai nuk mundi të mos e uronte, duke shprehur bindjen e tij të plotë se së shpejti ai do të kthehet pranë familjes dhe në Kosovë.

“Edhe pse nuk je njeri i formaliteteve, nuk munda pa ta uruar këtë ditëlindje, me bindjen e plotë se vera do të të sjellë pranë familjes tënde dhe neve sërish bashkë në Kosovë. Urime ditëlindjen, Kryetar! I bëfsh 100 vjet!”, ka shkruar Ismaili në postimin e tij.

Ismaili është gjithashtu pjesë e ekipit mbrojtës të Kadri Veselit në procesin gjyqësor që zhvillohet në Hagë.