Antonio Costa para vizitës në Kosovë e rajon: “Angazhimi për Ballkanin Perëndimor është real, siç është edhe mundësia e zgjerimit”

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka zbardhur detaje rreth vizitës së tij në Ballkanin Perëndimor.

Në një postim në platformën “X”, Costa ka shkruar:

“Këtë javë, do të vizitoj gjashtë partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor.
Vizita ime në rajon dërgon një sinjal të qartë: angazhimi ynë ndaj Ballkanit Perëndimor është i vërtetë; dhe po aq e prekshme është edhe mundësia e zgjerimit.
Momentumi ekziston. Tani është koha për të dhënë rezultate.”