Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu, pret në takim Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ferit Hoxha. Mediat janë lejuar të marrin pamje nga takimi, megjithatë nuk është parashikuar asnjë deklaratë për shtyp pas tij, ashtu siç nuk do të ketë as pas takimit me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti. Gjithashtu, Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, do ta presë në takim ministrin Hoxha. Pas këtij takimi, të dy homologët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.
