Një person u ndalua në Mitrovicën e Veriut, i dyshuar se është hequr si zyrtar policor.

Policia e Kosovës ka ndaluar një person në Mitrovicën e Veriut, i dyshuar se është hequr si zyrtar policor.

Sipas njoftimit policor, rasti ka ndodhur rreth orës 14:10, kur një njësi policore ka ndeshur një person i cili mbante veshur pjesë të uniformës së Policisë së Kosovës. Pas verifikimeve fillestare, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për intervistim.

Raporti i Policisë detajon se bëhet fjalë për një mashkull kosovar. Nga i dyshuari janë konfiskuar tri veshje të Policisë së Kosovës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.