Krisje në marrëdhëniet e treshes së BBVIP Kosova? Ja çfarë zbulojnë pamjet e fundit
Pak ditë më parë, në mediat rozë u raportua gjerësisht për një krisje të mundshme në marrëdhëniet mes treshes së “Big Brother VIP Kosova 4”, Klodian Mihajt, Elijona Binakajt dhe Londrim Mekajt.
Ky i fundit, Londrimi, thuhej se kishte një hatërmbetje ndaj dy ish-banorëve të tjerë, pavarësisht miqësisë së tyre të ngushtë gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme.
Megjithatë, dyshimet u shuan kur të tre u fotografuan së bashku, duke shijuar kohën në eventin e organizuar nga Tayna në Prizren.
Duket se angazhimet profesionale të secilit prej tyre kanë bërë që ata të kenë më pak mundësi takimi dhe të krijohet një farë distance fizike.
Aktualisht, Londrimi është duke punuar në albumin e tij të ri, ndërsa pak ditë më parë publikoi edhe këngën e re “After Party”.
Nga ana tjetër, Klodi dhe Elijona kanë qenë më aktivë në fushën e përmbajtjeve dixhitale, duke vepruar si influencerë.
Sidoqoftë, ajo që vlen të theksohet është se karriera profesionale e secilit prej tyre po shënon hapa të suksesshëm.
