Benfica po përgatitet për një ardhme pa Jose Mourinhon.
Kjo pasi që portugezi, ka arritur marrëveshje të rikthehet te Real Madridi pas 13 vitesh, por mungon zyrtarizimi për shkak të zgjedhjeve që po mban klubi spanjoll.

Ndërkaq Benfica nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur zëvëndësuesin e tij.
Bëhet fjalë për Marco Silvën, i cili deri më tani menaxhoi Fulhamin në Premierligë, ku nënshkroi kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi për një vit me gjigantin portugez.
Herën e fundit që ai menaxhoi në Portugali, ishte skuadra rivale e Benficës, Sporting Lisbona./IndeksOnline/
