Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) prezantoi sot stafin e plotë teknik që do të punojë krah për krah me trajnerin e ri të Kombëtares, Rolando Maran. Maran u emërua në krye të kuqezinjve disa javë më parë, pas largimit të trajnerit brazilian Sylvinho.

Tekniku italian do të bëjë debutimin e tij sonte, në ndeshjen miqësore kundër Izraelit. Stafi mbështetës përfshin Christian Maraner si trajner ndihmës. Alfred Osmani do të mbajë postin e trajnerit të portierëve, ndërsa Andrea Tonelli do të jetë përgatitësi fizik.

Federata dhe stafi i uruan suksese Kombëtares në këtë kapitull të ri sportiv.

Burimi: IndeksOnline