Bayern Munich, goditja e parë e merkatos: Saibari drejt testeve mjekësore në SHBA
Klubi gjerman Bayern Munich ka realizuar lëvizjen e parë të rëndësishme në tregun e transferimeve.
Skuadra bavareze ka arritur marrëveshje me PSV Eindhoven për transferimin e mesfushorit Ismaël Saibari, siç raporton IndeksOnline.
Bëhet e ditur se testet mjekësore të lojtarit maroken janë programuar të zhvillohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo për shkak të pjesëmarrjes së Saibarit në një turne të rëndësishëm ndërkombëtar, siç mund të jetë Kupa e Botës.
Saibari pritet të nënshkruajë një kontratë afatgjatë me klubin bavarez, e cila do të shtrihet deri në vitin 2031.
