Kombëtarja e Kosovës sot është paraqitur në stërvitje para ndeshjes miqësore ndaj Andorrës.
Mbrojtësi, Ron Raçi thotë se në ndeshjen e dytë do të futen për fitore, për të harruar humbjen ndaj Çekisë, shkruan Indeksonline
“Duhet më lanë pas humbjen dhe duhet të fokusohemi te loja e ardhshme. Jemi duke punuar mjaftë mirë me trajnerin. Çdo stërvitje ka shkuar me intensitet të mirë. Grupi është mjaftë i mirë dhe po punojmë të gjithë fortë. Do të futemi për fitore. Do të luajmë pranë tifozëve tanë në shtëpi.
“Kur jepet shansa me lu për Kombëtare, do të mundohem të jap maksimumin. Është ndjenjë fantastike. Kurdo që jepet mundësia do të tregoj vetën dhe të jap 100 përqindëshin”, u shpreh Raçi
Kujtojmë që të dielen zhvillohet ndeshja miqësore në “Fadil Vokrri”./Indeksonline/
