**Përleshje në Prishtinë: Një person plagoset me thikë**
Një përleshje fizike mes disa personave ka ndodhur dje në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.
Incidenti dyshohet të ketë nisur pas një mosmarrëveshjeje verbale, duke çuar në sulmin fizik mes tre burrave të dyshuar. Si pasojë, njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore, dyshohet nga një mjet i mprehtë (thikë), dhe ka marrë menjëherë trajtim mjekësor.
Në lidhje me rastin, Policia ka konfiskuar thikën e përdorur. Pas intervistimit, të tre të dyshuarit janë arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.
