Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për sot.

Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal i lejuar për sot janë: Nafta (dizel) është 1.51 euro për litër, benzinën është 1.43 euro për litër dhe Gazi 0.71 euro për litër.

Krahasuar me një ditë më parë, nafta është shtrenjtuar për 2 centë për litër, duke u rritur nga 1.49 euro në 1.51 euro. Edhe benzina ka shënuar rritje prej 2 centësh për litër, nga 1.41 euro në 1.43 euro.