Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Qëndrim Kryeziu, i ka bërë thirrje Prokurorisë që të nisë veprimet ligjore, duke theksuar se janë zhdukur 22 miliardë euro.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryeziu ka adresuar kryeministrin Albin Kurti, të cilin e ka quajtur “mashtrues”. Ai ka akuzuar një person të cilin e ka identifikuar si “Hekuran banditi”, duke pretenduar se ky i fundit ka “përvetësuar” 22 miliardë euro. Në fund të postimit, Kryeziu e ka sfiduar kryeministrin Kurti të paraqitet në Prokurori.