**Rikthehet furnizimi me ujë në Prishtinë pas sanimit të defektit nga rrëshqitja e dheut**

Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit kanë sanuar defektin e shkaktuar nga rrëshqitja e dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në kryeqytet.

Si pasojë, furnizimi me ujë tashmë është rikthyer në rrugët ku ishte ndërprerë, raporton Klankosova.tv.

Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” kishte deklaruar dje se “për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe dëmtimit të rrjetit të ujësjellësit, furnizimi me ujë ishte ndërprerë në rrugët e mëposhtme, deri në sanimin e tubacionit”:

* Rruga “Mehmet Shpendi”
* Rruga “Bislim Islami”
* Rruga “Don Shtjefën Kurti”
* Rruga “Kiri”
* Rruga “Agim Prodani”
* Rruga “Ymer Bytyqi”
* Rruga “Visar Thaçi”

Tashmë, këto zona kanë rifituar furnizimin e rregullt me ujë.