Dua Lipa dhe partneri i saj, Callum Turner, kanë nisur zyrtarisht festimet e dasmës së tyre të dytë, këtë herë në një nga rajonet më magjike të Italisë.
Këngëtarja 30-vjeçare dhe aktori 36-vjeçar janë fotografuar ditën e sotme në Palermo, ku po mbahet festa paraprake (pre-wedding party) përpara ceremonisë kryesore.
Çifti kurorëzoi për herë të parë martesën e tyre në Londër, më 31 maj.

Për këtë mbrëmje speciale në Itali, ylli i hitit “Houdini” shkëlqeu me një fustan ngjyrë fildishi nga “Bottega Veneta”, i realizuar me thurjen karakteristike të markës, me shpinë të hapur dhe pupla në fund.
Dua e kompletoi pamjen e saj elegante me një çantë të përshtatshme, si dhe me bizhuteri dhe orë luksoze nga marka “Bulgari”.

Të sapomartuarit u shfaqën plot dritë teksa ecnin për të mirëpritur të ftuarit e tyre VIP, të cilët kanë udhëtuar drejt Italisë për këtë fundjavë festive. Mes emrave të njohur të botës së artit që janë fotografuar në këtë event, spikasin yjet si Charli XCX, George Daniel, Joe Alwyn dhe Grace Gummer, duke e kthyer këtë dasmë në një nga ngjarjet më të përfolura të showbiz-it ndërkombëtar.

