Nafta sërish në rritje në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka njoftuar sot përditësimin e çmimeve të derivateve të naftës në vend.

Sipas njoftimit të MINT, çmimi i naftës (dieselit) për një litër ka arritur në 1.54 euro, duke shënuar një rritje prej dy centësh krahasuar me ditën e djeshme.

Ndërkohë, çmimi i benzinës mbetet i pandryshuar në 1.42 euro për litër.

Për sa i përket gazit (LPG), ai do të tregtohet me 0.69 euro për litër, çmim ky dy centë më i ulët se dje.