Shqipëria përballet me Luksemburgun në miqësore, sfida e dytë për trajnerin Rolando Maran
Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë sonte një ndeshje miqësore kundër Luksemburgut, që shënon testin e dytë për trajnerin e ri, Rolando Maran.
Pas humbjes 1-0 kundër Izraelit, kuqezinjtë do të kërkojnë të lënë pas rezultatin negativ, duke sfiduar Luksemburgun.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, me fillim nga ora 20:00.
Këto ndeshje miqësore shërbejnë si një përgatitje e mirë përpara nisjes së edicionit të ri të Ligës së Kombeve.
Burimi: IndeksOnline
