Ndalohen dy persona për kalim ilegal kufiri nga Maqedonia e Veriut
Policia e Kosovës ka njoftuar për ndalimin e dy personave në Han të Elezit, të cilët dyshohet se po tentonin të kalonin ilegalisht kufirin nga Maqedonia e Veriut drejt Kosovës.
Sipas njoftimit policor, incidenti ndodhi më 5 qershor, rreth orës 16:10. Gjatë patrullimit, njësitet policore ndeshën dhe ndaluan dy burra të dyshuar.
Gjatë verifikimit të identitetit, u zbulua se njëri prej të dyshuarve ishte në kërkim me një urdhër-arrest aktiv. Ndaj tij do të procedohet sipas procedurave ligjore në fuqi.
Ndërkohë, i dyshuari tjetër, pas konsultimit me prokurorin përgjegjës, u lirua dhe do të ndiqet në procedurë të rregullt.
