Policia e Kosovës ka konfirmuar për Express se sot rreth orës 12:00, kanë pranuar informatën se një person ka rënë nga një ndërtesë  në rrugën Abedin Sogojeva në Fushë Kosovë. 

Policia ka thënë se viktima femër ka vdekur si pasojë e lëndimeve dhe këtë e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Viktima (femër ) nuk ka përballuar lëndimet dhe e njëjta ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Policia në koordinim me prokurorinë kanë nisë një hetim lidhur me këtë rast”, ka thënë Policia.