**Albin Kurti pas mbylljes së votimit: Mbroni çdo votë!**

Pak minuta pas mbylljes së vendvotimeve, Albin Kurti ka dalë me një thirrje publike, duke kërkuar ruajtjen e secilës votë të hedhur.

Në mesazhin e tij, Kurti theksoi: “Vullneti i qytetarëve, i shprehur në zgjedhjet e sotme, gjendet brenda kutive të votimit. Mbrojtja e tij është kusht i pandashëm i legjitimitetit dhe kredibilitetit të procesit zgjedhor. Në këto momente, sytë, veshët dhe vëmendja jonë janë kthyer drejt jush, komisionerë dhe vëzhgues. Mbi juve peshon një përgjegjësi e lartë institucionale dhe fisnike. Ju falënderoj për angazhimin dhe ju uroj punë të mbarë në numërimin e çdo vote.”

Kështu ka shkruar Albin Kurti në njoftimin e tij.