Polonia ka sekuestruar të hënën rreth një ton heroinë me vlerë gati 60 milionë dollar. Ky është një nga sekuestrimet më të mëdha të drogës në vend në vitet e fundit.

Policia njoftoi se droga u gjet në kontejnerë që ishin nisur nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe mbërritën në portin baltik të Gdynias.

Policia tha se mori informacion në lidhje me dërgesën nga autoritetet tatimore të Britanisë.

“Nuk kam nevojë t’ju ​​them se çfarë do të ndodhte nëse një sasi e tillë e kësaj droge të tmerrshme do të hynte në tregun polak”, tha Ministri i Brendshëm Marcin Kierwinski në një konferencë për shtyp, shkruan Euronews.al.

Droga ishte fshehur në një ngarkesë me tulla dekorative dhe u zbulua duke përdorur pajisje me rreze X. Tre polakë janë ndaluar në lidhje me rastin.