Kombëtarja e Turqisë ka mbërritur në Kosovë për ndeshjen e rëndësishme të nesërme. Ekipi kombëtar turk u nis pasdite nga Stambolli, më konkretisht nga Riva, drejt Kosovës.
Futbollistët turq kanë zbritur pak më parë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Kombëtarja turke është parë nën shoqërimin e Policisë së Kosovës, duke udhëtuar nga aeroporti drejt kryeqytetit.
Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Turqisë do të zhvillohet nesër, e martë, më 31 mars, në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:45.
