Dy aeroplanë privatë nga Turqia aterojnë në Prishtinë, interesim i madh për ndeshjen Kosovë–Turqi

Dy aeroplanë privatë nga Turqia janë ulur në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, një ditë para ndeshjes së rëndësishme të fazës së “play-off”-it mes Kosovës dhe Turqisë.

Sipas informacioneve, Kombëtarja turke ende nuk është nisur drejt Kosovës. Megjithatë, përveç aeroplanëve privatë, drejt Prishtinës janë nisur edhe dy fluturime të rregullta të linjës Stamboll–Prishtinë, bën të ditur IndeksOnline.

Interesimi i tifozëve turq për ta ndjekur nga afër këtë përballje është jashtëzakonisht i madh. Për ndeshjen vendimtare, pritet që një numër i konsiderueshëm i tyre të mbërrijë në kryeqytet.