**Arrestohet i dyshuari në Gjilan, pasi ndoqi dhe tentoi të sulmojë me mjet të mprehtë një grua**
Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi në Gjilan, i cili kishte ndjekur dhe tentuar të godiste me mjet të mprehtë një grua.
Viktima ka pësuar lëndime të lehta, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më 9 qershor 2026, rreth orës 10:05. Viktima, shtetase kosovare, kërkoi ndihmë në stacionin policor pasi ishte ndjekur dhe i ishte bërë tentativë sulmi nga i dyshuari, gjithashtu shtetas kosovar.
Efektivët policorë ndërmorën veprime të menjëhershme, duke rezultuar në arrestimin e personit të dyshuar. Pas arrestimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
