**Dafina Zeqiri zbulon gjininë e fëmijës së dytë**

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin e shumëpritur: fëmija i dytë që pret do të jetë djalë. Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, këngëtarja dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji, bënë të ditur se familjes do t’i shtohet një tjetër djalë.

Në një nga fotot e publikuara, djali i tyre i parë shfaqet pranë një tullumbaceje blu me mbishkrimin “It’s a boy”.

Ky zbulim vjen pak javë pasi Dafina Zeqiri ndau lajmin e shtatzënisë së dytë në skenën e koncertit të saj në Tiranë. Gëzimi në familjen e tyre është i madh, pasi nuk ka bërë ende një vit që kur mirëpritën djalin e tyre të parë, Daskan. Tani, vogëlushi Daskan po përgatitet të bëhet me një vëlla më të vogël.