**Arrestohet në Vushtrri gruaja e dyshuar për rrëmbim të një të mituri**
Një grua është arrestuar të mërkurën në Vushtrri, nën dyshimin se ka rrëmbyer një të mitur.
Policia ka njoftuar se e dyshuara kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar. Pas arrestimit, me vendim të prokurorit, ajo është dërguar në qendrën e mbajtjes.
Në njoftimin e policisë theksohet: “Bazuar në urdhër-arrestin ndërkombëtar, është arrestuar femra kosovare e kërkuar dhe e njëjta, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.”
