Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është zhdukur në Klinë. Rastin e ka raportuar motra e tij në polici, e cila ka deklaruar se vëllai i saj ka dalë nga shtëpia dhe që prej atëherë vendndodhja e tij mbetet e panjohur.

Sipas raportit të Policisë, incidenti ka ndodhur në fshatin Poterq i Epërm, Klinë, më 10 qershor 2026, rreth orës 07:30. Motra e të zhdukurit ka theksuar se vëllai i saj, një burrë kosovar, ka lënë banesën dhe nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij aktuale.

Rasti është nën hetime.