Geralb Smajli ka gjetur një skuadër të re. Mbrojtësi ka vendosur të rikthehet në Shqipëri, ku do t’i bashkohet kampionëve të Superiores, Egnatia.
Lajmin e bëri të ditur vetë klubi rrogozhinas, në faqen e tij zyrtare.
Në njoftimin zyrtar, shoqëruar me një video prezantuese të futbollistit, Egnatia shkruante: “Mirësevjen në familjen e Egnatias, Geralb Smajli! Një kapitull i ri nis sot me fanellën bardhejeshile. Të urojmë shumë suksese, fitore dhe momente të paharrueshme me Egnatian!”
Gjatë periudhës së tij me Ballkanin, Smajli ka zhvilluar 65 paraqitje, duke shënuar 2 gola dhe duke dhënë 7 asistime.
