Trajneri izraelit, Rami Hadar ka vendosur të rikthehet në basketbollin kosovar.

Këtë herë jo tek Peja por tek skuadra suharekase, Golden Eagle Ylli me marrëveshjen që u zyrtarizua gjatë këtyre çasteve.

Hadar nënshkroi një kontratë dyvjeçare me Golden Eagle Yllin, teksa do të jetë aventura e tij e dytë në Kosovë pasi kishte menaxhuar Pejën dhe Përfaqësuesen e Kosovës.

Hadar, ishte së fundi trajner te Hapoel Beer’Sheva në kampionatin izraelit./IndeksOnline/