Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj, i cili kërkohej ndërkombëtarisht me urdhërarrest të lëshuar nga autoritetet gjermane.

Arrestimi u realizua nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë, personi në fjalë kërkohej përmes INTERPOL-it për veprën penale “Tentativë vrasjeje me dashje”, një vepër e sanksionuar nga Kodi Penal Gjerman.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa pritet të vazhdojnë procedurat e mëtejshme ligjore.