Pavarësisht interesimit të gjigantëve evropianë, Pedro Porro qëndron te Tottenhami.
Mbrojtësi spanjoll Pedro Porro do të vazhdojë të jetë pjesë e Tottenham Hotspur. Ai ka vendosur të rinovojë kontratën me klubin, duke i dhënë fund spekulimeve rreth të ardhmes së tij.
Marrëveshja e re është pesëvjeçare, me opsion zgjatjeje edhe për një vit shtesë.
Porro ishte një nga lojtarët kryesorë për “Spurs” në një sezon të vështirë, duke regjistruar 47 paraqitje, shënuar 2 gola dhe dhënë 6 asistime.
Aktualisht, ai është i grumbulluar me kombëtaren e Spanjës për Kupën e Botës, ku po përgatitet për ndeshjen e parë ndaj Ishujve të Kapos Verdes.
