Ndeshja mes Gjermanisë dhe Kurasaos në Kupën e Botës 2026 ka hyrë në histori jo vetëm për zhvillimin e saj në fushën e lojës, por edhe për dy rekorde të veçanta që lidhen me trajnerët e tyre.

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, në moshën 38-vjeçare, është bërë trajneri më i ri në moshë që drejton një kombëtare në Kupën e Botës 2026.

Në anën tjetër, përzgjedhësi i Kurasaos, Dick Advocaat, 78 vjeç, ka hyrë në histori si trajneri më i moshuar që ka drejtuar ndonjëherë një ekip në një Kampionat Botëror.

Diferenca mes dy trajnerëve është plot 40 vjet, një kontrast i rrallë që ka tërhequr vëmendjen e komunitetit sportiv ndërkombëtar.

/Indeksonline/