**Uruguai përballet me pengesa para Botërorit: Avioni i kombëtares nuk lejohet të ulet në SHBA**

Kombëtarja e futbollit e Uruguait është përballur me një situatë të papritur vetëm një ditë para ndeshjes së saj hapëse në Kampionatin Botëror.

Sipas raportimeve, avioni që transportonte ekipin uruguaian nuk ka mundur të ulet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për shkak të mungesës së disa dokumenteve administrative thelbësore.

Ky incident ka shkaktuar shqetësim në kampin e “La Celeste”, veçanërisht pasi skuadra pritet të debutojë në fushë nesër mbrëma në kuadër të turneut.

Megjithatë, autoritetet dhe organizatorët kanë reaguar menjëherë, duke planifikuar një fluturim të ri emergjent. Ky fluturim pritet të niset në orët në vijim për të transportuar ekipin drejt destinacionit të caktuar.