Bayern Munich siguron shërbimet e talentit Ismael Saibari

Gjiganti gjerman Bayern Munich ka arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit maroken Ismael Saibari nga PSV Eindhoven.

Sipas gazetarit të njohur të transferimeve, Fabrizio Romano, marrëveshja tashmë është përmbyllur. Klubi bavarez do të paguajë 55 milionë euro për kartonin e 24-vjeçarit.

Futbollisti pritet t’u nënshtrohet vizitave mjekësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, para se transferimi i tij të bëhet zyrtar.

Saibari vlerësohet si një nga talentët më të spikatur të futbollit maroken. Ai ka shkëlqyer me paraqitjet e tij te PSV Eindhoven, duke tërhequr interesin e disa klubeve të mëdha evropiane.