Vala e dëmtimeve vazhdon ta godasë rëndë skuadrën e Christian Ilzer, veçanërisht në qendër të mbrojtjes.
Qendërmbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Albian Hajdari i është nënshtruar një operacioni në miniskus dhe nuk pritet të rikthehet në fushë para janarit, shkruan IndeksOnline.
Edhe bashkëlojtari i tij, Robin Hranáč, i cili është jashtë fushave për shkak të një dëmtimi në gju, mund të mungojë për një periudhë të gjatë.
Trajneri Christian Ilzer tashmë ka në dispozicion vetëm dy mbrojtës qendrorë profesionistë,turkun Ozan Kabak dhe Koki Machida.
Shqetësuese konsiderohet edhe mungesa e tij te Kombëtarja, pasi pas lëndimit ai nuk do të jetë në dispozicion për Franco Foda-n në ndeshjet e ardhme të këtij muaji në kuadër të Ligës së Kombeve!
Dardanët do të luajnë ndaj Izraelit në Prishtinë me 14 nëntor dhe ndaj Irlandës më 17 nëntor!/IndeksOnline/
