Real Madridi është shfaqur pothuajse si një skuadër krejtësisht ndryshe që kur Arda Güler u bë titullar i padiskutueshëm i skuadrës madrilene!

 Güler kryeson listën e lojtarëve në La Liga këtë sezon për sa i përket rasteve të krijuara (39) dhe krosimeve të sakta (21).

Në fitoren 3-0 të Real Madridit ndaj Racing Santander, ylli turk ishte dirigjenti i lojës në mesfushë.

Ai regjistroi një asist, duke dërguar një pasim të përkryer për golin e shënuar nga Jude Bellingham.

 Që nga dëmtimi i Viniciusit, Güler ka krijuar një mirëkuptim të jashtëzakonshëm falë vizionit të tij me katërshen e re Diomanden, Mbappen dhe Bellinghamin, shkruan IndeksOnline.

Me 5 kontribute në gola në 5 ndeshjet e fundit, turku po fillon ta shndërrojë potencialin e tij në rezultate konkrete, duke e bërë atë si një nga lojtarët kyç të ekipit!/IndeksOnline/