Xheneta Fetahu, a do të xhironte një videoklip me Gjestin? Përgjigjja e saj surprizon.
Influencerja e njohur kosovare, Xheneta Fetahu, ishte e ftuar mbrëmë në emisionin “Top Arena”, ku u intervistua nga moderatori Mateo.
As këtë herë nuk munguan pyetjet rreth Gjestit, një temë shpesh e diskutuar në intervistat e saj.
Nëse do të merrte pjesë në një videoklip të Gjestit, ishte një nga pyetjet që iu drejtua. Përgjigjja e saj ishte: “Po, në qoftë se do të bëhej një këngë si një hit i madh.”
Kur u pyet se çfarë nuk do t’i falte Gjestit, lidhjen me Eglin apo atë të aluduar me Loredanën, Xheneta iu përgjigj shkurt: “Nuk dua të përgjigjem fare.”
(Indeksonline)
