SHBA Kualifikohet, Mposht Australinë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kombëtarja e radhës që ka siguruar kualifikimin në fazën eliminatore të Kupës së Botës.
Ekipi amerikan triumfoi 2:0 ndaj Australisë në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve.
Epërsinë e parë e siguroi Burgess me një autogol në minutën e 11-të.
Ndërsa në minutën e 43-të, Freeman dyfishoi shifrat në 2:0, duke vulosur rezultatin e takimit.
Me këtë fitore, SHBA-ja ngjitet në kuotën e gjashtë pikëve, duke mbajtur vendin e parë në grup. Australia, nga ana tjetër, mbetet përkohësisht në vendin e dytë me tre pikë.
