Vance: Nuk ka prova që Irani ka mbyllur Ngushticën e Hormuzit

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, deklaroi për Fox News se Ngushtica e Hormuzit mbetet plotësisht e hapur, pavarësisht pretendimeve të Iranit për të kundërtën.

Vance, i cituar nga BBC, theksoi: “Nuk po shohim asnjë provë që iranianët po e mbyllin Ngushticën e Hormuzit.”

Ai shtoi se kjo vërtetohet nga fakti që: “Dje morëm 16 milionë fuçi naftë nga Ngushtica e Hormuzit. Pra, anijet po lëvizin pa pengesa.”